GJITHÇKA PASKA MARRË FUND/ Fotinia e “Big Brother” pranon ndarjen nga Danieli: Jemi dashur, por tashmë përfundoi – AlpeGossip
GJITHÇKA PASKA MARRË FUND/ Fotinia e “Big Brother” pranon ndarjen nga Danieli: Jemi dashur, por tashmë përfundoi

GJITHÇKA PASKA MARRË FUND/ Fotinia e “Big Brother” pranon ndarjen nga Danieli: Jemi dashur, por tashmë përfundoi

Fotinia e “Big Brother” ishte e ftuar dje në emisionin “Ftesë në pesë”, e cila për herë të parë në një studio televizive konfirmoi ndarjen nga Danieli, një lajm i publikuar një javë më parë nga “Panorama Plus”. Çifti u bë i famshëm prej një reality show, i cili i bashkoi e po ashtu i martoi brenda një periudhe të shkurtër kohore.Por mesa duket, gjithçka qe vetëm një ëndërr e bukur dhe zgjati aq sa edhe reality show përfundoi. Ata të dy patën edhe një llogari të përbashkët për 100 milionë lekë të fituara nga gara dhe një llogari të përbashkët “Instagrami”, por shumë shpejt e mbyllën. E ftuar dje, Fotinia u pyet lidhur me këtë periudhë të jetës së saj dhe ndër të tjera pohoi se e ka shijuar atë kohë. “Jemi dashur, por tashmë përfundoi. Doja të tregohesha e sinqertë me fansat që më kanë dashur dhe mbështetur”, tha ajo.

Ndërsa sa i përket lidhjes në detaje me Danielin, ajo tha: “Nuk jam penduar për lidhjen me të sepse ka pasur dashuri. Pendohem për disa gjëra të vogla, si dasma për shembull. Dasma ishte më shumë seç duhej”, e mbylli deklaratën ajo. E pyetur me se po merret këto kohë, Fotinia pohoi se ka vazhduar jetën e saj dhe tashmë punon si përkthyese. Dy vite pasi u martuan “live” në “Big Brother 9”, me bekimin e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, Fotinia dhe Danieli i kanë dhënë fund martesës.

Çifti i njohur që arritën të fitonin këtë show dhe që u shpërblyen me 100 milionë, duket se pas shumë ndarjeve të vogla bazuar në lajmet që publikoheshin shpesh për ta, kësaj here i kanë dhënë fund vërtet. Ka qenë vetë Fotini, e cila gjatë një turi që po bën në disa qytete të Italisë, la të kuptohet se ajo tashmë nuk është më nusja e Danielit.

Në profilin e saj në “Instagram”, ajo poston shpesh foto ku shfaqet e vetme dhe po ashtu thënie, ku flet hapur se tashmë po shijon veten e saj, një zgjedhje e mirë pas një ndarjeje. Sipas burimeve pranë çiftit, mendohet se xhelozitë dhe mosmarrëveshjet i kanë çuar drejt ndarjes së pakthyeshme.

Çifti që i thanë po njëri-tjetrit pasi u dashuruan gjatë 100 ditëve të qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother”, pas daljes nga shtëpia njoftuan se do të organizonin një ceremoni tjetër familjare dasme, ndërsa me paratë e fituara do të ngrinin biznesin e tyre. Ata prej kohësh kishin një profil të vetëm “Instragrami”, ku ndanin momente nga bashkëjetesa e tyre në Tiranë.