HABIT/ Fero: 8 mijë euro paguaj vetëm berberin, nuk shkoj në koncert poshtë shifrës… – AlpeGossip
HABIT/ Fero: 8 mijë euro paguaj vetëm berberin, nuk shkoj në koncert poshtë shifrës…

HABIT/ Fero: 8 mijë euro paguaj vetëm berberin, nuk shkoj në koncert poshtë shifrës…

Reperi i njohur dhe shumë i klikuar në Youtube me hitet e tij, Fero ka folur për herë të parë për pagesat e majme që kërkon për të qenë prezent në koncerte të ndryshme.

Në një interviste skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, Fero ka treguar se kërkon shumë më shumë se 7 mijë euro për koncert.

“Unë i kam anuluar koncertet 6 muaj para karantinës sepse kam qenë duke u marrë me albumin tim të dytë. Nesë Fero nuk e merr cmimin që e do në koncert, Feron kurrë nuk ka me e pa më në koncert. Kurrë në jetë nuk e sheh Feron me këndu nëse nuk e merr cmimin që ai e do.

Ishin disa data dhe grupi i menaxherëve që merren me data më thanë që nuk mund të paguajnë më shumë se 6-7 mijë eruo. I thashë ‘shnosh’ herët e tjera. Unë i lypi 8-9 mijë euro me i pre flokët smuna me shku në koncerte”, u shpreh reperi.