Elsa nga Fieri habit me kërkesën për të bijën: Nuk gjen dot burrë, dua që… – AlpeGossip
Elsa nga Fieri habit me kërkesën për të bijën: Nuk gjen dot burrë, dua që…

Elsa nga Fieri habit me kërkesën për të bijën: Nuk gjen dot burrë, dua që…

“Na ndihmo të lutem. Vajza ime duhet të lidhet, të krijojë familje. Nuk është në rregull të bashkëjetojë me ndonjë” kështu tha Elsa nga Fieri teksa me këmbëngulje ka kërkuar njohje në emisionin “Aldo Morning Show” për vajzën e saj.

Ajo tha se vajza e saj ka mbaruar studimet në Itali dhe punon në një bankë, por ende nuk ka gjetur dikë. Ndërkohë Elsa e shqetësuar për vitet e vajzës shtoi se ajo duhet të krijojë familje dhe se sipas saj nuk është në rregull të bashkëjetojë me ndonjë.

“Jam Elsa nga Fieri. Dëgjo nënën, do më ndihmosh? Unë nuk dua njohje për vete. Kam vajzën 35 vjeç jeton në Itali, ka mbaruar studimet atje dhe punon në një bankë, akoma nuk është lidhur dhe kërkoj një njohje për të. Ajo do të lidhet, por nuk i kanë dalë rastet e volitshme. Na ndihmo të lutem. Ajo duhet të lidhet, të krijojë familje. Nuk është në rregull, të bashkëjetojë me ndonjë”, tha Elsa.