DO TI SHIHNI KUDO/ Ja cilat janë 7 komente tipike të shqiptarëve në këngët në You Tube – AlpeGossip
DO TI SHIHNI KUDO/ Ja cilat janë 7 komente tipike të shqiptarëve në këngët në You Tube

DO TI SHIHNI KUDO/ Ja cilat janë 7 komente tipike të shqiptarëve në këngët në You Tube

Nëse në Instagram përqëndrohet e gjitha në çështje pëlqimesh e fotosh, në YouTube nami bëhet te komentet. Është praktikisht 99.9% e pamundur që të mos lexosh në videot muzikore 7 komente tipike.

1. Like për X, Koment për Y

Nuk e dimë për ç’arsye madhore dikush e ka të rëndësishme të grumbullojë një sasi like-sh e komentesh për artistë të ndryshëm. Nëse je në videoklipet e Taynës lexon “Like për Taynën, koment për Rinën” dhe kur zhvendosesh te Rina të bie në sy rrotacioni “Like për Rinën, koment për Taynën”. E kështu pra, njerëzit duhet të zgjedhin mes Noizyt dhe Stresit, OTR dhe Babastars, Taynës dhe Melindës, TBA dhe OTR etj. Ku ka pasur sherre dhe diss-e nuk mungon kurrë “Like për këtë, koment për atë”.

2. Like kush e dëgjon këtë në [viti]

Nga viti në vit, videot pasurohen me komente të tipit “Like kush e dëgjon këtë akoma në__”, ku ndryshon vetëm viti; një mënyrë kjo për të thënë se kënga vazhdon dëgjohet ende.

3. Përshëndetje nga [vendi/shteti]

Dikush, diku, në një cep të largët të rruzullit tokësor, mijëra kilometra larg nesh, tregohet i sjellshëm dhe na përshëndet. Në mos larg vendit, nuk mungojnë as përshëndetjet ndër-qytetase. Me këtë rast, përshëndesim nga Tirana të gjithë shqiptarët në Bangladesh. Apo e thotë zonja Eni këtë? Nejse kalojmë te komenti numër 4.

4. Like kush do një bashkëpunim mes X dhe Y

Nëse këngëtarët janë në mëdyshje me cilin/ën duhet të bashkëpunojnë, komentet në YouTube u lehtësojnë punë.

5. Lista me përqindje

Disa njerëz, vullnetarisht marrin përsipër të bëjnë ndarjet përkatëse për secilin videoklip, ku kategoritë janë: fjalë të pista, makina, mendjemadhësi, bio, drogë, gënjeshtra, talent etj. Pasi gjykojnë, juria vendos për grafikun final.

6. Lista me vlerësime

Artikuj të tipit “10 arsye pse duhet dëgjuar X këngëtar” apo “10 arsye pse Y këngëtar po korr sukses”, përmblidhen në YouTube…nga fansat. Informacioni është lakonik dhe i qartë.

7. Jam i pari dëgjues

Kemi edhe dëgjuesin e parë, për të cilin nuk e dimë si arriti në këtë përfundim, për aq kohë sa janë me qindra komente “jam i pari që e dëgjoj”.

*Marrë nga Anabel.al