FIZIK SI I ELHAIDA DANIT/ Këngëtarja zbulon sekretet e saj (FOTO) – AlpeGossip
FIZIK SI I ELHAIDA DANIT/ Këngëtarja zbulon sekretet e saj (FOTO)

FIZIK SI I ELHAIDA DANIT/ Këngëtarja zbulon sekretet e saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani njihet për arritjet e saj në fushën e muzikës. Ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovizion’ dhe tashmë është pjesë e një shfaqjeje lëvizëse që ka shëtitur disa vende të botës. Publiku e do për vokalin dhe ndjenjën që i jep çdo projekti.

Por përtej muzikës, Elhaida është një nga vajzat më simpatike të “showbiz”-it. Ajo njihet edhe për format fizike që janë një shembull për çdo femër që dëshiron të duket ‘fit’.Elhaida ka zbuluar disa nga sekrete e të dukurit në formë që të gjitha femrat duhet t’i ndjekin.

“Si fillim dua të theksoj që bëj palestër. Ka 2 vite që i jam dedikuar shumë, por kohët e fundit për shkak të angazhimeve e kam lënë pas dore. Në këto raste ka shumë rëndësi dieta pasi kam strukturë të shëndoshë dhe vetëm kur jam në palestër rregullisht i lejoj vetes të ha më shumë se normalisht.

Zakonisht kur më duhet të humbas peshë në kohë rekord eleminoj të gjitha karbohidratet. Dieta në fjalë quhet ‘Keto’ dhe praktikisht është një mënyrë të jetuari, gjatë së cilës nuk konsumoj asnjë karbohidrat, as ëmbëlsira, as makarona, asgjë të tillë (edhe pse më bën të vuaj shumë kjo gjë). Kur zbatoj këtë metodë arrij të humbasë peshë edhe pa palestër”,-ka treguar Elhaida.