E zeza gjithmonë është cilësuar si ngjyra e elegancës. Përveç kësaj është ndër ngjyrat më të kombinueshme, ndaj është dhe shumë e preferuar. Këto vitet e fundit duket se është kthyer edhe në një lloj trendi, duke qenë se e zeza është ngjyra mbizotëruese.
Krahas të zezës, vajzat e njohura kanë filluar të bëjnë pjesë të tyre edhe veshjet transparente. Pavarësisht se për shumë mund të duken veshje të ekzagjeruar, të famshmet kanë gjetur mënyrën perfekte për t’u dukur elegante edhe me këtë stil.
Mund të marrim shembullin e Dafina Zeqirit dhe Kendall Jenner. Të dyja kanë zgjedhur të veshin fustane të gjatë në ngjyrë të zezë, transparent dhe në të vërtetë duken shumë bukur. Nuk është veshja e duhur për përditshmëri, megjithatë për vajzat e njohura është ndoshta një zgjedhje e mirë për parakalimin në tapetin e kuq nëpër evente.