“I kam blerë klikimet!” Noizy s’duron më akuzat dhe më troç se kaq, s’ka folur ndonjëherë – AlpeGossip
“I kam blerë klikimet!” Noizy s’duron më akuzat dhe më troç se kaq, s’ka folur ndonjëherë

“I kam blerë klikimet!” Noizy s’duron më akuzat dhe më troç se kaq, s’ka folur ndonjëherë

Blerja e klikimeve në Youtube është tashmë një fenomen i njohur në radhët e këngëtarëve shqiptarë.

Ronela Hajati, Endri Prifti dhe shumë të tjerë e kanë denoncuar këtë fenomen veçanërisht për ata këngëtarë që arrijnë 10 mln klikime në dy ditë.

Një nga këta është edhe reperi Noizy, i cili ka arritur gati 15 milionë klikime me hitin e tij “Toto”. I gjendur përballë akuzave të tilla, reperi shqiptar nuk ka duruar më dhe u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që mendojnë se i ka blerë klikimet:

“E dini çfarë? I kam blerë klikimet dhe do të blej deri sa të bëhen 100 milionë dhe  pastaj do e ndal dorën”, shkruan ai.