Luis Fonsi dhe Daddy Yankee me këngën “Despacito” deri tani llogarisin mbi 5 miliard klikime në kanalin YouTube.
Së fundi, “Billboard” ka bërë të ditur që kjo këngë ka thyer shtatë rekorde botërore të “Guinness”.
Si hiti i vitit 2017, kjo këngë bëri historinë me shtatë rekorde dhe ato janë:
· Kënga që qëndroi më së shumti javë në top listën Latine të Billboard
· Videoja muzikore më e shikuar online
· Videoja muzikore më e pëlqyer online
· Videoja muzikore më e shikuar në Youtube
· Kënga më e dëgjuar në botë
· Videoja e parë në Youtube që ka arritur 5 miliard shikime
· Videoja më e shikuar online.
Kujtojmë që kjo këngë ishte realizuar edhe në një tjetër version në bashkëpunim me Justin Bieber.