“NUK MË VJEN TURP”/ Bebe Rexha bën deklaratën e papritur: Më pranoni…(FOTO) – AlpeGossip
“NUK MË VJEN TURP”/ Bebe Rexha bën deklaratën e papritur: Më pranoni…(FOTO)

“NUK MË VJEN TURP”/ Bebe Rexha bën deklaratën e papritur: Më pranoni…(FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një rrëfim të sinqertë për problemet që ka hasur me personalitetin e saj.

Bebe rrëfen se ka kuptuar që është bipolare, pasi ka ditë kur nuk dëshiron të bëjë asgjë dhe ditë të tjera kur nuk ndalet së punuari dhe së qeni aktive.

Këngëtarja rrëfen se nuk i vjen aspak turp për këtë, ndaj dhe fansat duhet t’a pranojnë kështu siç është.

“Për një kohë të gjatë, s’e kuptoja pse ndihesha aq keq. Jam ndjerë aq keq sa s’doja të dilja nga shtëpia apo të rrethohesha nga njerëz të tjerë dhe jam ndjerë aq mirë sa s’flija dot, s’ndaloja dot së punuari, së krijuari muzikë. Tani e di pse.”

“Nuk dua t’ju vijë keq për mua. Dua të më pranoni. Kaq. Ju dua,”, shkruan Bebe në postimet e saj.