REAGON PAS SULMEVE/ Bieta Sulo: Për ata që dinë të lexojnë dhe flasin shqip… (FOTO) – AlpeGossip
REAGON PAS SULMEVE/ Bieta Sulo: Për ata që dinë të lexojnë dhe flasin shqip… (FOTO)

REAGON PAS SULMEVE/ Bieta Sulo: Për ata që dinë të lexojnë dhe flasin shqip… (FOTO)

Pas reagimit të Erion Veliajt gjatë një intervistë në Real Story dhe më tej përmes një statusi në Facebook, Bieta Sulo komentoi për herë të parë çështjen në të cilën ajo dhe gazetarja Mira Kazhani u përfshinë.

Disa ditë më parë, në portale, faqe anonime dhe njerëz të thjeshtë të revoltuar sulmuan dhe diskutuan punësimin e dy gazetareve pranë UKT. Në një dokument Excel lexohet se Bieta Sulo është paguar 55,000 lekë si specialiste dhe Mira Kazhani 83,000 si këshilltare ekonomike.

Bieta Sulo reagon pas sulmeve për punësimin pranë UKT-së

Bieta e cila deri më tani nuk preferoi ta komentonte, postoi në Instagram-in e saj copëza nga deklarata e kryebashkiakut, duke i shoqëruar me përshkrimin:

“Për ata që dinë të lexojnë, dinë të shkruajnë dhe dinë të flasin shqip!”

Në statusin e tij sqarues, Veliaj thotë se Bieta Sulo ka qenë pjesë e UKT-së gjatë periudhës kur nuk e kishte nisur ende projektin e saj me emisionin e pasdites.