‘Mos më lëndo ndjenjat, bëhu dashnorja ime’/ Politikani i njohur i vardiset keq gazetares – AlpeGossip
‘Mos më lëndo ndjenjat, bëhu dashnorja ime’/ Politikani i njohur i vardiset keq gazetares

‘Mos më lëndo ndjenjat, bëhu dashnorja ime’/ Politikani i njohur i vardiset keq gazetares

Një gazetare  ka deklaruar se është ngacmuar seksualisht nga ligjvënësi, Leonid Slutskly.

Farida Rustamova, gazetare rrjetit rus të BBC-së, është gazetarja e e tretë që flet për sjelljen e papërshtatshme të Slutsky-t.

Slutsky i cili është kreu i Komitetit të Punëve të jashtme në “Dumën” ruse i ka mohuar të gjithë akuzat dhe ka kërcënuar se do ta padisë gazetaren për shpifje.

Slutsky është anëtar i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë të politikanit nacionalist të zjarrtë Vladimir Zhirinovsky.

Rustamova e regjistroi të gjithë incidentin, i cili ka ndodhur rreth një vit më parë. BBC u shpreh se posedon regjistrimin, por ka vendosur të mos e bëjë publike.

Farida Rustamova në 23 mars të vitit të kaluar vizitoi Slutsky në zyrën e tij në Duma që të merrte një koment rreth vizitës së Marine Le Pen në Rusi, asokohe kandidate për presidente e Francës.

Slutsky papritur e ndryshoi temën e diskutimit dhe e pyeti Rustamova-n nëse do të pëlqente të largohej nga BBC që të punonte për të.

Kur ajo refuzoi, ai u ankua: “Ti po përpiqesh të më shmangesh, nuk do të më puthësh, më lëndove ndjenjat”.

BBC tha se, në regjistrim dëgjohet Rustamova e cila i thotë Slutsky-t se ka një të dashur dhe që shpreson të martohet me të.

“Shkëlqyeshëm, ti do të jesh gruaja e tij dhe dashnorja ime”, tha Slutsky, sipas raportimit të BBC-së.

Farida Rustamova ishte një nga burimet anonime që akuzuan fillimisht Slutsky-n për ngacmime seksuale.