Zbulohet emri/ Ja kush ishte Linda Rei para se të kthehej në femër – AlpeGossip
Zbulohet emri/ Ja kush ishte Linda Rei para se të kthehej në femër

Zbulohet emri/ Ja kush ishte Linda Rei para se të kthehej në femër

Në një kohë shumë të shkurtër, Linda Rei u kthye në një nga personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale për faktin se theu tabutë e shoqërisë shqiptare duke treguar shndërrimin e saj nga gjinia mashkullore në atë femërore.

 

Që në fillim, transgjinorja është prezantuar me emrin Linda Rei, por sigurisht që ky nuk është emri i saj i vërtetë, por emri të cilin ka zgjedhur të mbajë pasi u kthye në femër.

E ftuar pak muaj më parë tek “Rudina”, kur moderatorja e pyeti si e ka pasur emrin më përpara, Linda refuzoi të përgjigjej duke u shprehur: “Ka vdekur. Nuk përmenden të vdekurit. Gjyshja më thërret me emrin tim të vjetër, por ai emër nuk ekziston më”.

Megjithatë në emrin Linda Rei ekziston një mesazh i koduar që na tregon emrin e vërtetë të transgjinores.

Nëse “Linda” e marrim si folje dhe “Rei” si emër, formohet fjalia “linda Rei” (Unë linda me emrin Rei), pra emri i vërtetë i Lindës mund të jetë Rei.

Megjithatë ky mbetet thjesht një supozim dhe përveç këtij mesazhi të koduar që dalloi “Xing.al”, Linda Rei nuk ka dhënë kurrë ndonjë detaj tjetër mbi emrin e saj të vjetër.