19 VJEÇARES I MERR FLAKË SHTËPIA/ Vajza po digjte letrat e ish të dashurit – AlpeGossip
19 VJEÇARES I MERR FLAKË SHTËPIA/ Vajza po digjte letrat e ish të dashurit

19 VJEÇARES I MERR FLAKË SHTËPIA/ Vajza po digjte letrat e ish të dashurit

Sido që të jetë ndarja juaj, qëndroni larg zjarrit. Ka nga ato histori dashurie, që janë aq të nxehta sa duan zjarrëfikës të vërtet për t’u shuar. Ky ishte rasti i 19-vjeçares, nga Lincoln, Nebraska, e cila padashje i vuri flakën shtëpisë në fillim të kësaj jave.

Duke qenë se ishte ndarë nga i dashuri, vajza vendos të marrë gjithë letrat e dashurisë, dërguar prej tij dhe t’i djegë. Askush s’e di çfarë po mendonte, por disa prej tyre i la në dysheme dhe shkoi për të marrë një sy gjumë nga dhoma tjetër, duke menduar se mbylli përfundimisht një kapitull të jetës së saj. Çfarë e zgjoi ishte tapeti që po digjej nga flakët!

Zjarrëfikësit mbërritën menjëherë në banesë dhe ia dolën ta shuanin zjarrin pas disa minutash. Ndonëse fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, letrat e djegura të ish-të dashurit shkaktuan 4000$ dëme në shtëpi dhe vajza u ndëshkua për pakujdesi të tmerrshme!