Rikthehen fundet me pala, si t’i vishni që të mos ngjani “si gjyshe” (FOTO) – AlpeGossip
Rikthehen fundet me pala, si t’i vishni që të mos ngjani “si gjyshe” (FOTO)

Rikthehen fundet me pala, si t’i vishni që të mos ngjani “si gjyshe” (FOTO)

Fundin me pala ua kemi parë nënave tona dhe të gjitha e dimë që është një nga veshjet e pandashme nga gardëroba e një femre. Ai rikthehet këtë pranverë me një mori ngjyrash dhe materialesh që do t’jua lehtësojë veshjen e përditshme.

Por nëse vendos ta veshësh do të rrezikosh pak që të mos ngjash pak e madhe në moshë. Falë kombinimeve të ndryshme, që nga atletet apo pupat gjatë ditës, tek bluzat elegante apo takat e larta në mbrëmje, fundi mund të kthehet në një aleat të çmuar, tani që temperaturat po rriten.

Modelet më të kërkuara të stinës së re shkojnë në nuancat pastel, e kuqja, e kaltra, shumëngjyrëse, me reflekse dhe të metalizuara. Ne po ju sjellim disa nga kombinimet më të veçanta që ju bëjnë të dukeni plot stil.

Me atlete
Atletet e bëjnë çdo veshje të duket më sportive dhe “casual”.

Ato ju lejojnë që një fund metalizato si ky i Jonida Maliqit të vishet me një T-shirt të thjeshtë të zezë ose të bardhë, perfekt për daljet gjatë ditës ose natës.

 

Me xhaketë lëkure
Transformojeni paraqitjen tuaj me një model xhakete lëkure duke u frymëzuar nga paraqitjet e sofistikuara të fashionistave si Irena Kita.

Zgjidh ngjyra të ndezura
Ngjyrat e ndezura e bëjnë edhe më të gjallë pamjen tuaj. Tani që pranvera ka ardhur, lejojani vetes kombinimet si më poshtë:

 

Burimi: Iconstyle.al