Gazetarja SHPËRTHEN ndaj “princeshave mbi bizele”: Me trahana dhe groshë jemi rritur të gjithë! (VIDEO) – AlpeGossip
Gazetarja SHPËRTHEN ndaj “princeshave mbi bizele”: Me trahana dhe groshë jemi rritur të gjithë! (VIDEO)

Gazetarja SHPËRTHEN ndaj “princeshave mbi bizele”: Me trahana dhe groshë jemi rritur të gjithë! (VIDEO)

E njohur për natyrën e drejtëpërdrejtë të të thënit të vërtetave, gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu thotë se ekranet televizive dhe bota virale është e mbushur me njerëz fallso.

Fatma Haxhialiu: 80% e gocave. Këto princeshat mbi bizele në Shqipëri njëherë hajde se i flasim se me trahana dhe groshë jemi rritur të gjithë.

E ftuar në “BOOM”, Fatma tregoi se vite më parë personazhe të tilla i ngjallnin antipati dhe kishte dhe reagime ndaj tyre, ndërsa sot thotë se jo vetëm qëndron indiferente ndaj tyre por në shumë raste edhe i mëshiron.

Fatma Haxhialiu: Njoh shumë.Polemikat nuk më shqetësojnë fare sa kohë nuk më prek familjen se vetëm aty nuk toleroj, për mua merru dhe bëj çfarë të duash. Këtu 70% e personazheve që ne për fat të mirë dhe të keq i njohim dhe dimë sesi janë, kanë atë shtirjen dhe bravo u qoftë që e bëjnë këtë aktorin, jeta perfekte, e dashura perfekte, mamaja perfekte, gruaja idelae, amvisa dhe profesionistja ideale.

Unë nuk jam, në asgjë që bëj nuk jam perfekte dhe më e mira, vë shpirtin në çdo gjë, që nga roli që kam në familje deri tek puna që bëj, sepse jam e bekuar që bëj punën që dua. Deri dje më acaronin por sot i shpërfill dhe disa të betohem që i mëshiroj sepse e di sesa shumë të palumtur janë dhe sa shumë mundohen.

Duhet të jesh shumë i fortë që ti me shumë trauma që ke në shtëpinë tënde të veshësh një koracë shkëlqyese dhe të mundohesh të jesh vajza perferkte, me trupin perfekt. Kjo është punë më e vështirë sesa të bësh veten tëndë.