Pjesë e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, në sezonin e tij të parë vitin e kaluar ishte edhe aktorja shumë e dashur për publikun, Rudina Dembacaj.
Rudina luante rolin e Pipi Çorapegjatës, një personazh shumë i dashur për fëmijët.
Ndërsa këtë sezon aktorja nuk është më pjesë e “Piter Pan”, megjithatë sot në mbrëmje do rikthehet, jo si Pipi, por si e ftuar.
“Revista Class” bën të ditur se Rudina ka shumë gjëra për të rrëfyer si për projektet e saj ashtu edhe për jetën private dhe vajzën Viktoria.