Adrola Dushi mbetet një nga modelet shqiptare më të bukura e që e ka përfaqësuar denjësisht vendin në shumë kompeticione bukurie apo sfilata të markave të njohura.
Prej disa kohësh Adrola është rikthyer në Shqipëri ku po shijon kohën me vogëlushin e saj, por nuk e ka lënë mënjanë as modelingun.
Së fundmi modelja i habiti të gjithë kur papritur i preu flokët shkurt fare duke u shfaqur me një pamje të re e që i shkon shumë.
Mirëpo flokët nuk janë i vetmi ndryshim i Adrolës pasi modelja së fundmi ka bërë një ndryshim edhe në fytyrë.
Ajo ka vendosur lente dhe në fotot e postuara në Instagram thuajse nuk njihet me pamjen e re që të lë pa fjalë.