BËJENI TANI/ Shtoji veshjes tënde vetëm diçka: Këto geta! – AlpeGossip
BËJENI TANI/ Shtoji veshjes tënde vetëm diçka: Këto geta!

BËJENI TANI/ Shtoji veshjes tënde vetëm diçka: Këto geta!

I ftohti, jo vetëm që s’na pengon të veshim funde, por na dyfishon dëshirën për t’u kombinuar në qindra mënyra. Na duhet vetëm një aksesor që të na ndryshojë gjithë pamjen: Getat!

E dimë që ndonjëherë bëhen paksa të besdisshme për t’u përballuar gjate gjithë ditës, por nëse i zgjidhni me kujdes, e gjithë vëmendja do të jetë tek ju dhe getat tuaja.

Nuk ka rëndësi sa i thjeshtë është fundi, apo pulovra që mbani veshur, dallimin e bëjnë vetëm modelet e getave më poshtë!

1. Geta mat në ngjyrë të zezë. Do t’ju mbajnë ngrohtë, pa e humbur klasin e “parisienes së vogël”.

2. Getat polka-dot! Detaji i pikave i bën getat në veçanti dhe veshjen në përgjithësi të duket shumë më klas!

3. Printi leopard ka ardhur për të qëndruar gjatë. Pse jo në geta?

4. Getat me shkëlqim në të. Ndryshojnë krejtësisht veshjen për ta bërë të duket më luksoze.

5. Nëse keni një event të rëndësishëm dhe fustani juaj është i thjeshtë, luani me getat. Ca detaje perlash në to, nuk janë kurrë tepër.

6. Gjithë sytë tek këmbët tuaja.

7. Vijat në geta të krijojnë përshtypjen e këmbëve të gjata. Shumë të gjata.

8.Ndërrimin e viteve, priteni kështu!