“A DO TË MARRËSH PJESË SËRISH TEK “KËNGA MAGJIKE?” Fifi jep përgjigjen që do i zhgënjejë fansat (FOTO) – AlpeGossip
“A DO TË MARRËSH PJESË SËRISH TEK “KËNGA MAGJIKE?” Fifi jep përgjigjen që do i zhgënjejë fansat (FOTO)

“A DO TË MARRËSH PJESË SËRISH TEK “KËNGA MAGJIKE?” Fifi jep përgjigjen që do i zhgënjejë fansat (FOTO)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, ku gjatë intervistës u pyet edhe për “Këngën Magjike” dhe faktin që fitoi çmimin e dytë. Fifi u shpreh se ishte zhgënjyer nga kolegët që e kanë votuar me pikë të ulta një këngë aq të bukur si të sajën.

Gjatë emisionit, e pyetur nëse do marrë më pjesë në “Kënga Magjike”, Fifi tregoi se nuk do të marrë pjesë në vitin 2021. Pra Fifin nuk do ta dëgjoni as këtë vit duke qenë se “Kënga Magjike 2020” nuk do të mbahet, por as në vitin 2021.

“Në vitin 2021 jo, ndoshta më vonë”, u shpreh Fifi. “Nuk i dihet çfarë ndodh për 2 vjet, ndoshta martohem dhe burri s’më lë të këndoj”, shtoi ajo me humor.