“ME GJITHË ATË LODHJE FIZIKE KA QENË URAGAN”/ Rozana Radi kundër “Eurovision”-it: Vunë në diskutim… (FOTO) – AlpeGossip
“ME GJITHË ATË LODHJE FIZIKE KA QENË URAGAN”/ Rozana Radi kundër “Eurovision”-it: Vunë në diskutim… (FOTO)

“ME GJITHË ATË LODHJE FIZIKE KA QENË URAGAN”/ Rozana Radi kundër “Eurovision”-it: Vunë në diskutim… (FOTO)

Ronela Hajati hapi mbrëmjen e djeshme gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me një super performancë shpërthyese. Ajo mori mbështetje të madhe nga publiku, mirëpo nuk mori votat që nevojiteshin për të shkuar në finale.

Rreth kësaj ngjarjeje ka reaguar Rozana Radi. Ajo ka bërë një status ku shprehet se Eurovisioni nuk ia ka bërë “hyzmetin” këngës së Ronelës.

“Me gjithë atë lodhje fizike ke qenë URAGAN”/ Rozana

“Pra i nderuar publik, kisha shumë të drejtë mbrëmë kur thashë që Eurovisioni nuk ia bëri hyzmetin këngës së Ronelës siç duhet. 1. I censuruan fotot; 2. Nuk i dhanë rëndësinë e duhur në regjistrim; 3. Vunë në diskutim performancën e saj… Por më lejoni të tjem që vetë Ronela bëri lajm në “La Repubblica” (një gazetë që ëndërrojnë shumë artistë të dali). Është më e diskutuara në WEB dhe sot ishte avion!”, ka shkruar Rozana.

Më pas ajo ka postuar një foto të Ronelës së bashku me disa prej balerinëve që e shoqëruan në performancën e saj dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Me gjithë atë lodhje fizike ke qenë URAGAN sonte. Foli një Europë për ty. Ti ke yllin në ballë”.