I DHANË FUND ROMANCËS TRE VJEÇARE / Ja pse Rihana u nda nga biznesmeni arab – AlpeGossip
I DHANË FUND ROMANCËS TRE VJEÇARE / Ja pse Rihana u nda nga biznesmeni arab

I DHANË FUND ROMANCËS TRE VJEÇARE / Ja pse Rihana u nda nga biznesmeni arab

Pas 3 vitesh së bashku Rihanna dhe Hassan Jameel u raportuan se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, javën e kaluar.

Me sa duket, këngëtarja 31-vjeçare dhe biznesmeni saudit nuk ishin të përshtatshëm për njëri-tjetrin pasi bënin jetë të ndara dhe të ndryshme.

“Jeta e tyre ishte shumë e ndryshme dhe ishte e vështirë të ruanin një marrëdhënie”, tha një burim i brendshëm për “People”.

Fansat u tronditën për ndarjen e Hassan Jameel dhe Rihanna-s, veçanërisht pasi ajo la të të kuptohet se ishin shumë seriozë për martesën dhe fëmijët në të ardhmen.

Bukuroshja nga Barbados dhe biznesmeni nga Arabia Saudite, të cilët janë të dy 31-vjeçarë, kishin së bashku gati tre vjet.

Ata janë parë për herë të parë së bashku në 2017-n, por burimet këmbëngulin se ata kishin qenë tashmë prej muajsh të lidhur.

Rihanna dhe Hassan janë parë shpesh me pushime së bashku në Evropë dhe madje këngëtarja është takuar edhe me familjen e tij!

Miqtë e këngëtares thoshin se ajo është kokë e këmbë e dashuruar me partnerin, emri i vërtetë i të cilit është Hassan Mohammed Abdul Latif Jameel.