JO VETËM BEYONCE/ Arilena Ara u jep një “mësim” të mirë të gjitha kolegeve me zgjedhjen e saj – AlpeGossip
JO VETËM BEYONCE/ Arilena Ara u jep një “mësim” të mirë të gjitha kolegeve me zgjedhjen e saj

JO VETËM BEYONCE/ Arilena Ara u jep një “mësim” të mirë të gjitha kolegeve me zgjedhjen e saj

Grim i rëndë që fotot të dalin perfekte, vetullat e pikturuara që të fusin në depresion kur i sheh, flokët e trajtuara dhe të krehura si të dala nga revistat e modës. Këto janë imazhet që shohim në çdo postim që vajzat e njohur bëjnë në rrjetet sociale.

A nuk kanë një jetë normale ato? Nuk zgjohen me rrathët poshtë syve? Nuk i mbajnë ndonjëherë flokët në gjendjen që i kemi të gjithë përpara se të shkojmë tek parukierja? Këto detaje që janë normale për çdo vajzë kur ka mbyllur “Instagramin”, zhduken si me magji tek vajzat e ekranit.

Këngëtarja Arilena Ara është ndër të paktat artiste që duket se i pëlqen lëkura e fytyrës së saj pa grim, flokët e shpupurisura dhe të pakrehura, madje pse jo edhe të tregojë shenjat e lodhjes pas shumë orësh punë.

Fotot e këngëtares janë pothuajse të gjitha natyrale. Shihini më shpesh dhe do e qetësoni ndërgjegjien. Të gjithë jemi shumë herë më të bukur se një foto me filtër ‘Instagrami’.