BOTË E VOGËL/ Emina Cunmulaj dhe këngëtarja e njohur janë kushërira – AlpeGossip
BOTË E VOGËL/ Emina Cunmulaj dhe këngëtarja e njohur janë kushërira

BOTË E VOGËL/ Emina Cunmulaj dhe këngëtarja e njohur janë kushërira

Kushdo që ka një llogari në “Instagram”, e ka të pamundur të mos ketë shëtitur të paktën vetëm një herë në profilin e këngëtares Enisa.

Enisa Nikovic nuk jeton në Shqipëri, por në New York, së bashku me prindërit e saj shqiptarë, të cilët janë me origjinë nga Mali i Zi. 22-vjeçarja, jo vetëm që këndon në mënyrë perfekte, por edhe është tektshkruese e talentuar. Së fundmi, Enisa Nikovic kompozoi këngën “ Insanely in Love” të performuar nga këngëtarja Anxhela Peristeri.

 

Mirëpo këngëtarja paska lidhje familjare edhe me një nga modelet më të dashura me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për modelen Emina Cunmulaj, e cila në një postim në “Instagram” zbuloi se ajo dhe Enisa janë kushërira.

 

Pas famës së marrë së fundmi në rrjetet sociale, shqiptarja Enisa ka nisur të punojë me producentë të njohur muzikorë në New York, një rrugë tashmë e hapur drejt suksesit.