E RRALLË/ Profesori i shpëton jetën nxënësit të tij duke i dhuruar veshkën – AlpeGossip
E RRALLË/ Profesori i shpëton jetën nxënësit të tij duke i dhuruar veshkën

E RRALLË/ Profesori i shpëton jetën nxënësit të tij duke i dhuruar veshkën

Një mësues i dhuroi jetën për së dyti nxënësit të tij duke i falur veshkën. Transplanti rezultoi një sukses i vërtetë dhe 12-vjeçari tani bën një jetë të qetë si moshatarët e tij.

Një histori po aq e trishtë sa edhe e bukur ka bashkuar jetën enjë mësuesi me familjen Koebecke. Një nxënës i klasës së gjashtë mundi të fitonte një shans të dytë për të jetuar, pasi mësuesi i tij i dhuroi veshkën.

Kaden, djali i familjes Koebecke u diagnostikua me sëmundjen e veshkave që në moshën 2-vjeçare. Në moshën 5-vjeçari ja dhuroi i ati veshkën por trupi i tij e refuzoi organin brenda një javë duke u vendosur në dializë për një periudhë të gjatë kohore.

Teksa vitet kalonin, gjendja e të voglit përkeqësohej dhe në moshën 12-vjeçare mjekët thanë se Kaden kishte nevojë për një transplant tjetër, po nga një donator i gjallë.

Mësuesi i teknologjisë në Akademinë Kristiane në Grace, William Wilkinson vendosi t’i dhuronte veshkën e tij, pasi sipas tij, ndihej i detyruar. Kjo, për shkak se i biri i mësuesit mundi të fitonte ndaj të njëjtës sëmundje kur ishte vetëm 2 vjeç. 44-vjeçari vendosi të bënte analizat dhe kur mësoi se mund t’ia dhuronte veshkën nxënësit të tij, ishte aq i lumtur sa vendosi t’ia jepte vetë lajmin familjes Koebecke. Transplanti i veshkës u bë ditën e martë në Spitalin Egleston dhe rezultoi me sukses.