”PËR KUZHINËN HUMBA VAJZËN QË DOJA”/ Rrëfehet Alsi, kuzhinjeri që i zuri vendin Renato Mekollit – AlpeGossip
”PËR KUZHINËN HUMBA VAJZËN QË DOJA”/ Rrëfehet Alsi, kuzhinjeri që i zuri vendin Renato Mekollit

”PËR KUZHINËN HUMBA VAJZËN QË DOJA”/ Rrëfehet Alsi, kuzhinjeri që i zuri vendin Renato Mekollit

Alsi Sinanaj është shefi i kuzhinës që i zuri vendin Renato Mekollit së fundmi në “Hell’s kitchen”. Ndonëse ky zëvendësim ishte vetëm për një puntatë, Alsi mori komente shumë pozitive nga publiku dhe në një intervistë për “Revistawho.com”, ai ka rrëfyer më shumë për veten.

“Momenti i parë kur më erdhi propozimi për kuzhinën e ‘Hell’s Kitchen’ ishte në verë, verën që kaloi në ishullin Mykonos, aty ku kam dhe restorantin tim. Renato kishte ardhur aty për të darkuar dhe më pyeti nëse do kisha dëshirë të vija. Me Renaton njihemi prej vitesh sepse jemi kolegë që prej kohës kur punonte dhe Renato në Athinë. Jemi njohur me anë të kuzhinës. Ai më pyeti nëse do doja të merrja pjesë për një episod. I thashë: “Pse jo”. Ishte nder për mua. Konkurrentët e ‘Hell’s Kitchen’ janë ‘fëmijë’ që tani po hapin horizontet e tyre për të punuar, janë njerëz pa përvojë dhe prandaj i justifikoj për shumë gjëra. Madje i këshilloj dhe atë që i thashë në emision, të ulin kokën, të punojnë sa më shumë se vetëm ashtu do të kenë fitim dhe të dëgjojnë më shumë.”, tregoi Alsi.

Alsi ka gatuar edhe për Cristiano Ronaldon dhe për të tregon: “Cristiano Ronaldo-s i gatuaja gjithmonë peshk dhe mish, por ushqimi i tij më i preferuar ishte mishi i pjekur, mishi në hell. Nuk kam gatuar diçka tradicionale shqiptare sepse kishte një menu të caktuar se çfarë do konsumonte ditë për ditë. Gjëra tradicionale shqiptare nuk ka ngrënë, ato çfarë shkruhen janë të sajuara nga njerëzit që shkruajnë në Shqipëri. Unë nuk kam folur asnjëherë, kjo është intervista e parë më ju”.

“Jeta ime private…çfarë mund të tregoj? Fillimi ka qenë shumë i vështirë si çdo fillim. Fillimet gjithmonë janë të vështira, kam bërë shumë sakrifica, sidomos në jetën time personale. Kam humbur një vajzë që doja shumë për shkak të punës sepse punoja shumë orë gjatë ditës. Asgjë nuk është e lehtë, çdo gjë do sakrificë dhe pa sakrifica nuk fiton asgjë. Sa më shumë t’i përkushtohesh punës apo zanatit që do të bësh, atë që ke ëndërr do e arrish. Nuk ka gjë që nuk mund ta arrijë njeri, nëse ul kokën të punosh dhe të sakrifikosh”, tregoi Alsi.