Kushdo që ka flokë të gjatë, do t’i adhurojë këto modele gjatë verës (FOTO/VIDEO) – AlpeGossip
Kushdo që ka flokë të gjatë, do t’i adhurojë këto modele gjatë verës (FOTO/VIDEO)

Kushdo që ka flokë të gjatë, do t’i adhurojë këto modele gjatë verës (FOTO/VIDEO)

Vera sapo ka filluar dhe të themi të drejtën, flokët bëjnë pjesë në listën e gjërave të bezdisshme; të hanë kaq shumë kohë. Vapë dhe flokë që të rëndojnë mbi shpatulla janë gjëja e fundit që do të dëshironim
Megjithatë kush ka flokë të gjatë, do t’i adhurojë këto modele sa të thjeshta aq edhe stil. Do t’ju japin një pamje më të freskët dhe më rinore. Pra, fillojmë me modelin e parë: ‘Modeli alla Ariana Grande’

Ju duhet vetëm të drejtoni pak flokët dhe t’i kapni bisht sipër. Në fund, një tufë flokësh rrotullojeni rreth lidhëses dhe mbërthejeni me një karficë në pjesën e brendshme të bishtit.

Të njëjtën metodë ndiqni edhe në modelin e dytë, sërish ‘Alla Ariana Grande’, vetëm se këtë herë shtoni detajin e gërshetave.

Pas Arianës tek JLo: ‘Bishti i kapur gërshet’, i preferuari ynë. Ky model duket fantastik edhe kur flokët nuk janë shumë të gjata, prandaj mos u kushtëzoni.

Në fund, pasi të keni eksperimentuar me gjithë modelet e flokëve të kapur në maj të kokës, provoni edhe një të tillë.

Për më shumë ide, ndiqni 2 videot e mëposhtme.