DEBATI SEMI-FIFI/ “Kyçe dhe mos fol më”, ish banor i ‘Big Brother’: Semi ka zgjedhur të jetë një patericë që bën presion! – AlpeGossip
DEBATI SEMI-FIFI/ “Kyçe dhe mos fol më”, ish banor i ‘Big Brother’: Semi ka zgjedhur të jetë një patericë që bën presion!

DEBATI SEMI-FIFI/ “Kyçe dhe mos fol më”, ish banor i ‘Big Brother’: Semi ka zgjedhur të jetë një patericë që bën presion!

Debati i lindur mes Fifit dhe Semit, menjëherë pasi kjo e fundit u shpall si banorja më pak e preferuar nga publiku puntatën e kaluar, ishte tema për të cilën u diskutua mbrëmjen e sotme.

Pjesë e spektaklit të sotëm ishin edhe ish banor i ‘Big Brother 7’, Meridian Ramça, si dhe ish konkurrentja e ‘PërPuthen’, Antonela Berisha.

Edhe pse Semi u sqarua pas videoklipit të shfaqur në studio dhe tha se ka qenë thjeshtë një ditë e vështirë për të pas votimit të publikut, Meridian e sheh Semin si një ‘patericë’ që rri kot dhe nuk është vetvetja, ndërsa quan fjalët e Semit si një presion indirect ndaj Semit.

Meridian: Duke u nisur nga Fifi, për 3 sekonda ndodh çdo gjë dhe harrohet pastaj, duke u nisur nga Semi nuk ka gjë më të shëmtuar të bësh presion në mënyrë indirekte. Sa për të ndënjturin kot kjo është loja që ka zgjedhur Semi, të jetë patericë dhe jo të jetë vetvetja. Po shoqëron dikë. Një njeri kur është i plagosur ose do ta shpëtosh ose do ta vrasësh, ndërsa Semi po shpon te ajo plaga. Ajo është një mënyrë presioni indirekte. Kyçe merre atë çelësin fute brenda dhe mos fol më.