''MË VIJNË KËRKESA NGA BURRA ME KOLLARE''/ Transgjinorja shqiptare tregon historinë e jetës - AlpeGossip
”MË VIJNË KËRKESA NGA BURRA ME KOLLARE”/ Transgjinorja shqiptare tregon historinë e jetës

”MË VIJNË KËRKESA NGA BURRA ME KOLLARE”/ Transgjinorja shqiptare tregon historinë e jetës

Këtë të shtunë, e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ishte një transgjinore 18-vjeçare e quajtur Amelia. Ajo ka treguar historinë e saj para kamerave, duke rrëfyer të gjitha vështirësitë që i është dashur dhe i duhet të kalojë.

Për shkak të paragjykimeve të ndryshme që ka marrë për orientimin e saj, Amelias i është dashur të largohet nga vendlindja e saj, Pogradeci. Gjatë intervistës, moderatorja Dojna Mema ka kërkuar një mendim nga Amelia, në lidhje me faktin që shumë prej transgjinorëve punojnë si punonjës s****.

“Po është e vërtetë sepse është mënyra e tyre e vetme që mund të nxjerrin jetesën, të nxjerrin të ardhurat sepse nuk kanë mundësi që të bëjnë punë tjetër për shkak të paragjykimit dhe gjesteve të tyre që i kanë shumë femërore dhe detyrohen”,- ka pohuar Amelia në studio. Po ashtu ajo ka treguar se i kishin ardhur pafund kërkesa nga burra me kollare. “Pafund dhe normalisht ka shumë burra me kollare”- ka treguar ajo.

Burimi i lajmit: News31.al