PAS NDARJES HABIT ME DEKLARATËN/ Stresi: Jam burrë i martuar, kam përgjegjësi – AlpeGossip
PAS NDARJES HABIT ME DEKLARATËN/ Stresi: Jam burrë i martuar, kam përgjegjësi

PAS NDARJES HABIT ME DEKLARATËN/ Stresi: Jam burrë i martuar, kam përgjegjësi

Stresi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohë mbi ndarjen e tij nga Keisi. Teksa dyshja po komentohen thuajse çdo ditë, Stresi me deklaratën e fundit na ka habitur. Reperi i ftuar në “Glamour Zone”, ka deklaruar se vazhdon të jetë i martuar me Keisin dhe madje la të kuptohet se ata do rikthehen bashkë.

“Në gjendje civile akoma jam aktualisht i martuar. Jo s’mund të them singell, jam burrë i martuar, kam përgjegjësi”, u shpreh Stresi.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse komunikon ende me Keisin, Stresi u përgjigj: “Normalisht që ka komunikim, komunikim mund të ketë dhe për respekt, për hatër të disa gjërave, nuk mund të them që ka komunikim për të bërë tentativa, çdo gjë shkon me kohën”.

“E merr ne konsideratë qe te ktheheni ndonjë ditë bashkë?”, e pyeti moderatorja. “Normalisht që po, sa nuk është bërë vonë. Ajo vjen vetë, kur e ndien”, u përgjigj Stresi.