NUK MBAROJNË SURPRIZAT/ Moderatori i “Top Channel” e tha: Nisim këtë emision në shtator – AlpeGossip
NUK MBAROJNË SURPRIZAT/ Moderatori i “Top Channel” e tha: Nisim këtë emision në shtator

NUK MBAROJNË SURPRIZAT/ Moderatori i “Top Channel” e tha: Nisim këtë emision në shtator

Në përgatitjet për sezonin e ri televiziv duket se edhe moderatori i njohur Florian Agalliu ka rezervuar disa surpriza për publikun shqiptar . Prej disa muajsh Florin ishim mësuar ta shihnim në ekranin e “Top Channel” krah moderatores Anjeza Maja në emisionin “Në shtëpinë tonë”, por mesa duket ai ka plane të reja për sezonin e ri që fillon në shtator.

Në një intervistë së fundmi për revistën “Who” Agalliu ka zbuluar se krahas emisionit të përditshëm “Në shtëpinë tonë” ai po përgatitet edhe për një “reality show”.

“Projektet e mia për këtë vit do të jenë sërish ‘on Top’. Me këtë nënkuptoj që do të vazhdoj projektin e nisur një vit më parë në “TCH” me emisionin “Në shtëpinë tonë” dhe paralelisht po merrem me një projekt tek i cili besoj fort. Është një gjysmë ‘reality shoë’ ku me plot gojën them që do ju mbajë të gozhduar para ekranit për 12 javë rresht. Është një staf shumë i madh që po punon për ta realizuar në detaje pasi kërkon shumë impenjim. Besoj se shumë shpejt do të jetë gati për publikun. Më vjen keq që nuk jap dot më shumë detaje pasi nëse do ta thoja do të dekonspirohej misioni ynë dhe do të na bëhej puna edhe më e vështirë. Kur ta shikoni do të kuptohet se për çfarë e kam fjalën. Kemi shumë për të bërë kështu që s’ka kohë për llafe” – është shprehur Flori gjatë intervistës.