JO VETËM BALADA/ Era Rusi bën kthesën e rëndësishme në karrierën e saj – AlpeGossip
JO VETËM BALADA/ Era Rusi bën kthesën e rëndësishme në karrierën e saj

JO VETËM BALADA/ Era Rusi bën kthesën e rëndësishme në karrierën e saj

E njohim për baladat e shkëlqyera, profesionale, teknikisht të vështira dhe shumë të pëlqyera nga publiku. Këngëtarja Era Rusi është shfaqur përpara publikut gjithmonë me produksione muzikore të denja për festivale, herë ritmike dhe herë të qeta.

Por së fundmi duket se Era ka vendosur të marrë një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj duke kënduar një tjetër rrymë muzikore, siç është muzika popullore.

Dy muaj më parë Era në bashkëpunim me këngëtaren Remzie Osmani sollën këngën ‘Telat e Zemrës’. Ndërkohë ditën e sotme artistja ka njoftuar bashkëpunimin me një tjetër këngëtar të muzikës popullore siç është Ylli Baka.

Duket se e Era e ka vendosur. Për disa kohë do jetë larg muzikës së lehtë dhe baladave.