Flet gruaja e Robert Aliajt: Ja ç’më tha mamaja për të pasi kuptoi që unë e dashuroja – AlpeGossip
Flet gruaja e Robert Aliajt: Ja ç’më tha mamaja për të pasi kuptoi që unë e dashuroja

Flet gruaja e Robert Aliajt: Ja ç’më tha mamaja për të pasi kuptoi që unë e dashuroja

Robert Aliaj ka lindur rebel dhe i tillë ishtë edhe në kohën e rinisë, atëherë kur propozoi
me një puthje të dhunshme bashkëshorten. Bashkëshortja e tij Mimoza, e ftuar te Rudina dha versionin e saj për historinë e lidhjes dhe tregoi se ç`ndodhte në shtëpinë e saj në atë kohë.

“Kur mamaja ime e mori vesh, më tha që me Robertin do kesh sfida për të kaluar, megjithatë më duket djalë me vizion, ndaj të uroj më të mirat”, tha Mimoza.

Dhe vazhdoi të tregonte jetën me të sot. “Roberti ka të njëjtën energji dhe pasion si atëherë. Ai thotë ende për mua: E dashuroj shumë shoqen time, të dashurën time. Nuk më quan grua”, tha Moza.
Në fund s`mund të mungonte Roberti përmes një videomesazhi që ia tha edhe njëherë se sa rëndësi ka për të.