“JEMI SHOQE JO MOTRA…”/ Pas deklaratës së Suelës reagon Arjana: Kur e tha atë nuk u ndjeva keq, por… – AlpeGossip
“JEMI SHOQE JO MOTRA…”/ Pas deklaratës së Suelës reagon Arjana: Kur e tha atë nuk u ndjeva keq, por…

“JEMI SHOQE JO MOTRA…”/ Pas deklaratës së Suelës reagon Arjana: Kur e tha atë nuk u ndjeva keq, por…

Dy ish-konkurrentet e “Love Story”, Arjana dhe Enxhëll, si edhe një konkurrente aktuale Suela u duk se kishin lidhur një miqësi me njëra-tjetrën që në javët e para të nisjes së emisionit dhe ishin zotuar se s’do ta prishnin marrëdhien e tyre pavarësisht ndodhive me “princin modern”, Saimirin.

Suela ishte e para prej shoqeve që shkëmbeu një puthje me Saimirin dhe pas saj edhe Arjana. Madje, puthja e nxehtë e kësaj të dytës teksa ndodheshin së bashku në dush u komentua shumë në media. Në “Daily Love Story”, vajzat kanë komentuar puthjet e njëra-tjetrës me Saimirin, ndërsa Arjanës nuk i erdhi aspak mirë nga komenti i shoqet së saj, Suelës.

“Takimi me Arianën ishte një takim intim, shumë pak folën, më shumë prekje dhe përqafime, nuk kishte ndonjë gjë waw. Më shumë më ka pëlqyer takimi me Valentinën”, tha Suela.

Ajo tha po ashtu edhe se nuk janë motra, por shoqe.

Dy javë pas eleminimit, Arjana është rikthyer në “Daily love story”, ku ndër të tjera ka folur edhe për deklaratën e Suelës. Ajo tha se kjo e fundit ka folur pak para kohe dhe se e di se çfarë zemre ka shoqja e saj.

Më tej Arjana u shpreh se nuk u ndje keq, por nga ana tjetër nuk u ndje as mirë.

Suela foli pak para kohe, pa menduar sepse unë e njoh dhe e di shumë mirë çfarë zemre ka. Kam një javë pa e takuar por gjithsesi do takohemi. Kur e tha atë nuk u ndjeva keq, por edhe mirë jo.