“MEZI PO PRES…”/ Luana publikon FOTOT e ëmbla duke përkëdhelur barkun e Marinës – AlpeGossip
“MEZI PO PRES…”/ Luana publikon FOTOT e ëmbla duke përkëdhelur barkun e Marinës

“MEZI PO PRES…”/ Luana publikon FOTOT e ëmbla duke përkëdhelur barkun e Marinës

Marina Vjollca është në pritje të ëmbël dhe së bashku me bashkëshortin e saj, artistin e njohur, Getoar Selimin së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ky lajm ka gëzuar familjarët, fansat e miqtë e bukuroshes, të cilët nuk ngurrojnë që t’i shprehin herë pas here urimet më të përzemërta bukuroshes së ekranit.

Së fundmi ka qenë tezja Luana, e cila ka publikuar disa foto mjaft të ëmbla në rrjetin e saj social në “Instagram”, krahas së cilës ka shkruar:

Mezi pres të të takoj.

 

E mbështetur tek ajo, me duart në barkun e rrumbullakosur të Marinës, Luana padyshim që ka ëmbëlsuar që të gjithë fansat me këto foto plot dashuri mes motrash.

Po ashtu në një tjetër video, bërë publik në Instastory ajo shkruan se është pa fund e lumtur për Marinën, të cilën e quan “Gjysma ime”.

Kujtojmë se para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të bëhet nënë e një vajze.

Pas këtij lajmi, menjëherë kanë nisur aludimet e ndjekësve se si dyshja mund të ia vendosin emrin të voglës së tyre dhe mbase mund të kenë rënë në “gjurmët” e duhura.

Para disa kohësh, Geti foli për biznesin e tyre me emrin “Marget”, një bashkim i tre shkronjave të para të emrave të tyre dhe po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që këtë emër t’ja vendosin fëmijës që do të presin.

Akoma nuk dihet nëse kjo është zgjedhja e tyre për pagëzimin e fëmijës që pritet të vijë në jetë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar ose jo nga vetë çifti.