PAS LARGIMIT TË TIJ NGA “BIG BROTHER”/ Beniada nuk rezervohet: Elhaidi më pëlqente – AlpeGossip
PAS LARGIMIT TË TIJ NGA “BIG BROTHER”/ Beniada nuk rezervohet: Elhaidi më pëlqente

PAS LARGIMIT TË TIJ NGA “BIG BROTHER”/ Beniada nuk rezervohet: Elhaidi më pëlqente

Elhaid Cufi ka qenë i eleminuari i parë nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Edhe pse u largua nga ky “reality show” ai pasqyroi figurën e një djali me vlera, për të cilën banorët e vlerësojnë shumë.

Qëndrimi i tij në shtëpinë e “vëllait të madh” nuk ishte i gjatë, por ish-konkurrenti lidhi marrëdhënie mjaft të mira me banorët e tjerë.

Cufi vazhdon dhe komentohet nga banorët, dhe e fundit ka qenë Beniada, e cila teksa po bisedonte me Palomën tha se as Donaldin dhe as Arditin nuk i sheh si opsione për të kaluar marrëdhënien në një fazë të re.

‘’Unë nuk jam sipërfaqësore, unë shoh karakterin. Për shembull, dua të them që me Elhaidin kam pasur një tërheqje nga ana e temperamentit dhe tipit që ai kishte”,- u shpreh Beniada.