PERFORMANCA FRYMËZUESE/ Këngëtarja e njohur fshin makijazhin në mes të skenës (FOTO) – AlpeGossip
PERFORMANCA FRYMËZUESE/ Këngëtarja e njohur fshin makijazhin në mes të skenës (FOTO)

PERFORMANCA FRYMËZUESE/ Këngëtarja e njohur fshin makijazhin në mes të skenës (FOTO)

Koreografia e kësaj këngëtareje gjatë performimit në “Brit Awards” i emocionoi të gjithë.

Performanca e fuqishme e Jess Glynne u cilësua frymëzuese, pasi teksa këndonte në skenë nisi të fshinte makijazhin.

Gjatë kohës që këndonte Jess-it iu bashkuan edhe femra të tjera , të cilat bënë të njëjtin veprim si 29-vjeçarja përpara pasqyrave, si një mënyrë për të treguar se duhet të zbulojmë bukurinë e vërtetë brenda nesh.

Mesazhi i këngëtares u prit shumë mirë nga të gjithë ata që po e ndiqnin “live” eventin e ndarjes së çmimeve.

“Jess Glynne frymëzim, nuk kam fjalë” apo “Performanca e Jess Glynne na dërgoi një mesazh për bukurinë. Duhen gra të guximshme të ulen në skenë para 20 mijë njerëzve  dhe të heqin makijazhin”, ishin dy nga komentet drejtuar saj.