Renee feston ditëlindjen, urimet speciale të Norës dhe Robertit do t’ju ngrohin zemrën (FOTO) – AlpeGossip
Renee feston ditëlindjen, urimet speciale të Norës dhe Robertit do t’ju ngrohin zemrën (FOTO)

Renee feston ditëlindjen, urimet speciale të Norës dhe Robertit do t’ju ngrohin zemrën (FOTO)

Dita e sotme është shumë e veçantë për çiftin e njohur të këngëtarëve, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, pasi vajza e tyre e vogël Renee feston ditëlindjen. Ajo mbush 3 vjeç dhe sigurisht nuk mund të mungonin surprizat e bukura dhe urimet speciale nga ana e prindërve të saj.

Si fillim ka qenë Roberti ai që ka publikuar një foto të ëmbël, ku shfaqet së bashku me Reneen, në përshkrim të saj ai ka shkruar: “Urime ditëlindjen Renee shpirti babit. Të dhashtë Zoti shëndet ty, mamit, mua dhe krejt fëmijëve të botës. Shpresoj që do të jem shëndoshë e mirë deri sa ti të bëhesh me fëmijë, e mandej e kupton që nuk ekziston dashuri më e sinqertë dhe e fortë se evladi. Të don babi shumë. Urime tre vjetorin bota jeme.”

Ndërsa më vonë Nora ka shpërndarë dy foto, ku shihet vogëlushja me një tortë të vogël ,në të cilin ishin të ndezur tre qirinj.

“Gëzuar ditëlindjen bota ime. Mami dhe babi të duan shumë”, ka shkruar Nora duke zbuluar dhe një nga surprizat që ata i kishin përgatitur vajzës së tyre.