Nuk do e lënë të qetë kurrë! Motra e Meghan Markle bën deklaratën tronditëse për Dukeshën! – AlpeGossip
Nuk do e lënë të qetë kurrë! Motra e Meghan Markle bën deklaratën tronditëse për Dukeshën!

Nuk do e lënë të qetë kurrë! Motra e Meghan Markle bën deklaratën tronditëse për Dukeshën!

I ati i Meghan, Thomas Markle nuk do të heqë kurrë dorë nga pasioni i tij për të ushqyer me lajme mediat online.

Dhe kjo situatë po shqetëson çiftin mbretëror! Burime pranë çiftit janë shprehur për “Entertainment” se Meghan dhe Harry kanë zgjedhur të qëndrojnë sa më larg të atit të saj, si pasojë e problemeve që ka shkaktuar deri më tani.

Dhe për këtë fakt, motra e Meghan, Samantha Markle është e xhindosur. Në një seri postimesh në profilin e saj, Samantha shprehet se nëse diçka i ndodh të atit, Meghan është përgjegjëse.

“Bëhu humanitare dhe sillu si grua. Nëse babai vdes, atëherë përgjegjëse do të jesh vetëm ti, Meg!” – shkruan ajo në Twitter.

Sipas saj, Meghan duhet t’i kushtojë vëmendje babait të saj dhe jo të shfaqet fallco në nderimet për Nelson Mandelën.

 

“Im atë nuk ka përse të ketë turp sepse do vajzën e tij! Familja mbretërore duhet të kenë turp sepse janë kaq të ftohtë! Duhet të të vijë turp nga vetja @KensigtonRoyal”

Pak ditë më parë, Thomas Markle në një intervistë për mediat britanike theksoi se është i shqetësuar për vajzën e tij, pasi buzëqeshja e saj në çdo event nuk është më si më parë.