NA ZBULOI SEKRETIN/ Ja cila është terapia e Eli Farës kur mërzitet – AlpeGossip
NA ZBULOI SEKRETIN/ Ja cila është terapia e Eli Farës kur mërzitet

NA ZBULOI SEKRETIN/ Ja cila është terapia e Eli Farës kur mërzitet

E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘Ftesë në pesë’, Eli Fara ka treguar shumë për veten. Artistja padyshim ka shumë fansa që e mbështesin dhe e duan, por që kjo nuk mjafton dhe si gjithë të tjetët, ajo ka momentet e saj të mërzisë.

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo se cila është terapia më e mirë që Eli ka sa herë mërzitet, këngëtarja ashtu si të gjitha femrat, ka thënë të bërit ‘shopping’. “Për të hequr stresin vetëm pazari më ndihmon”,- ka thënë artistja.

Eli shpesh del për pazar e shoqëruar nga vajza e saj Marina por sigurisht edhe nga mikja e zemrës, Aurela Gaçe. ‘Të dalurit për të blerë për veten më ndihmon të ndjehem më pak e mërzitur dhe më relakson, -ka theksuar Eli në intervistën e saj të dhënë në Top Channel.