ZBULON KRITERIN QË DUHET TË PLOTËSOJË PARTNERI IDEAL/ Ja si e do bashkëshortin Bleona (FOTO) – AlpeGossip
ZBULON KRITERIN QË DUHET TË PLOTËSOJË PARTNERI IDEAL/ Ja si e do bashkëshortin Bleona (FOTO)

ZBULON KRITERIN QË DUHET TË PLOTËSOJË PARTNERI IDEAL/ Ja si e do bashkëshortin Bleona (FOTO)

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “N’drrimi i natës” ishte këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleona e cila këto ditë është rikthyer për të dhënë disa intervista. Gjatë emisionit Bleona tregoi se është ende në kërkim të dashurisë dhe zbuloi kriterin që duhet të plotësojë partneri ideal.

Bleona u shpreh se ai duhet të jetë një burrë i fortë, por mos ta pengojë shkëlqimin e saj.

“Dua të jetë i fortë, duhet të jetë burrë i fortë dhe i sigurt në vetvete. Dhe mbi të gjitha, të mos ma marrë shkëlqimin të më lejojë të shkëlqejë”, u shpreh Bleona.

E pyetur nga moderatori Alaudin Hamiti nëse e ka gjetur një person të tillë, Bleona u shpreh se është në kërkim.

“Ka shumë burra të fortë që nuk ia lejojnë partneres të ndriçojë. Ky është problemi që unë kam me meshkujt, sado që janë të suksesshëm vet nuk e duan partneren të jetë më e suksesshme se ata”, tha këngëtarja.