“GJITHË AJO ENERGJI NEGATIVE…”/ Egzona flet pas “Big Brother VIP”: Ata që kanë hedhur baltë mbi emrin tim do… (FOTO) – AlpeGossip
“GJITHË AJO ENERGJI NEGATIVE…”/ Egzona flet pas “Big Brother VIP”: Ata që kanë hedhur baltë mbi emrin tim do… (FOTO)

“GJITHË AJO ENERGJI NEGATIVE…”/ Egzona flet pas “Big Brother VIP”: Ata që kanë hedhur baltë mbi emrin tim do… (FOTO)

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Egzona Rafuna, ka vendosur që të qëndrojë paksa larg vëmendjes së publikut. Kjo për shkak të komenteve negative që bëjnë në rrjetet sociale.

E ftuar në emisionin “Pikë”, moderatorja e njohur është shprehur se nuk ka dhënë intervista, pikërisht për shkak të energjisë negative që merr nga komentuesit në rrjet.

Madje Rafuna ka shtuar se ka pasur edhe një pushim të shkurtë nga emisioni i saj. Ajo shprehet se nuk ka mundur që të kuptojë “maninë e njerëzve për të bërë keq”.

Egzona flet pas “Big Brother VIP”: Ata që kanë hedhur

“Unë pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother’ kam zgjedhur të jem larg intervistave, larg paraqitjeve të mia publike. Edhe kam pasur një pushim nga emisioni im. Kam dashur të shkëputem pak prej atyre fjalëve, nga gjithë ajo energji negative që është nga komentuesit që nuk kanë çfarë të bëjnë. Nuk kam mundur ta kuptoj maninë e njerëzve për të të bërë keq. Unë nga fillimi kam thënë që nuk jam person që dua të imponohem, e rëndëshishme për mua ka qenë shoqëria dhe njerëzit që më rrethojnë me besu që unë jam si jam unë. Dhe jo çfarë është folur në rrjetet sociale. Jam shumë ok tani me gjithçka”, u shpreh Egzona.

Egzona flet pas “Big Brother VIP”: Ata që kanë hedhur

Ndërsa duke folur për ata persona që kanë folur për të apo që kanë hedhur baltë mbi emrin e saj, ish-banorja e BB VIP tha se “do t’i bien pishmanit”.

“Nuk jam tip që i kthehem në të njëjtën mënyrë që të shaj dikë që më shan. Jam tip i durueshëm. Unë kam zgjedhur që njerëzit ta kuptojnë vetë që kanë gabuar. Ata që kanë ndikuar dhe kanë hedhur baltë mbi emrin tim do t’i bien pishmanit”, tha moderatorja e njohur.

Egzona flet pas “Big Brother VIP”: Ata që kanë hedhur