“JENI ZËNË PËR NDONJË FEMËR?” Romeo rrudh fytyrën: Po a nuk i keni parë shijet e Donaldit… – AlpeGossip
“JENI ZËNË PËR NDONJË FEMËR?” Romeo rrudh fytyrën: Po a nuk i keni parë shijet e Donaldit…

“JENI ZËNË PËR NDONJË FEMËR?” Romeo rrudh fytyrën: Po a nuk i keni parë shijet e Donaldit…

Aktori Romeo Veshaj ka folur për raportin e tij me vëllain Donald Veshaj duke treguar dhe arsyjet pse ata zihen. Romeo ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ku ka realizuar dhe një lojë me moderatoret ku duhet tu përgjigjej disa pyetjeve të shpejta ose të pinte.

Një ndër pyetjet ka qenë se për çfarë bëjnë sherr me Donaldin, ai ka treguar për çështje banale si përshembull kush do çohet të marrë karikusin. Më tej Rita Petro e ka pyetur nëse janë zënë për ndonjë vajzë.

“Po ti nuk i shikon shijet e Donaldit? Unë kam të tjera shije”- ka thënë ai duke shtrembëruar fytyrën. Moderatoret e kanë ngacmuar më tej duke e pyetur pse bëri atë fytyrë por Romeo e ka anashkaluar, ndonëse nga shijet e Donaldit le të kuptojë se nuk i pëlqejnë të dashurat e tij, madje mund të themi se është një kunjë e hapur ndaj Trixës, duke qenë se ajo ka qenë e dashura e tij e fundit.