Ana tjetër e AKTORIT TË PORTOKALLIS/ E njohim të gjith si “Xhoda” por sot na rrëfen…(VIDEO) – AlpeGossip
Ana tjetër e AKTORIT TË PORTOKALLIS/  E njohim të gjith si “Xhoda” por sot na rrëfen…(VIDEO)

Ana tjetër e AKTORIT TË PORTOKALLIS/ E njohim të gjith si “Xhoda” por sot na rrëfen…(VIDEO)

Ne jemi mësuar që ‘Xhodën’ e Portokallisë ta shikojmë gjithmonë të qeshur. Ai është një nga personazhet më të dashura të emisionit të humorit, ‘Xhoda’ dhuron shumë të qeshura për publikun shqiptar.

Por ai ishte i ftuar sot në emisionin ‘Ditë e Re’ jo si ‘Xhoda’ por si Irgen Çela. Aktori ka folur për jetën, karrierën dhe planet e tij.

Iregni është martuar në gusht të vitit të kaluar dhe është baba i një djali, ai tregoi se me bashkëshorten janë njohur akademi.

“E kam njohur kur kam qenë qenë student në akademi. E zgjodha vetë, me dashuri.”

Ai u shpreh se pjesa më e madhe e punëve në familje i bie bashkëshortes së tij, për shkak se duhet të merret me shkruajtjen e teksteve.

“Përveç pjesës që ne jemi në punë, pjesa më e madhe e punës bëhet jashtë saj. Ne momentin që ne shkruajmë tekstet, të gjejmë kohën për të menduar materialin, ritmi është shumë i shpejtë dhe barra më e madhe i bie bashkëshortes sime.

Ajo përballet me pothuasje të gjitha gjërat që unë të gjej kohën që të vazhdoj lirshëm nga ana tjetër pa u sforcuar.”

Igreni tregoi se përveç ‘Portokallisë’ ka hapur edhe një aktivitet të vogël ku merret me organizmin e festave për fëmijët.

“Kam një gjë timen të vogël private që e kam hapur tani në lidhje me organizmin e festave për fëmijët. Duke qenë se fëmijët na duan, jemi personazhe të dashur për ta.”

Aktori tha se në Portokalli për momentin nuk ka një personazh të ri. Ndërsa tregoi se çdo personazh i ri që ka sjellë në skenë ka qenë periudhë e vështirë për të.

“Në fillim kur e nisim një personazh të ri nuk e dimë a do të shkojë mirë apo keq edhe pothuajse çdo sezon apo personazh i ri është përiudhë e vështirë, sa të marrë pak rrugën, ta pëlqejnë njerëzit. Kur del mbas një periudhe kohe që është afrimuar personazhi, ai fillon dhe ecën vetë përpara pa të pyetur ty. Çdo fillim është i vështirë.