YLL LIMANI NDODHET NË STUDIO/ Por nuk është vetëm, ja kush e shoqëron (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
YLL LIMANI NDODHET NË STUDIO/ Por nuk është vetëm, ja kush e shoqëron (FOTO+VIDEO)

YLL LIMANI NDODHET NË STUDIO/ Por nuk është vetëm, ja kush e shoqëron (FOTO+VIDEO)

Kjo verë padyshim do të mbahet mend si vera e hiteve dhe e bashkëpunimeve.

Pas karantinës, artistët e njohur shqiptarë janë rikthyer plot frymëzim për projekte të reja që do të bëjnë namin këto muaj.

Më herët ju kemi informuar se Yll Limani po sjell një këngë me Lumi B dhe zërat paskan qenë të vërtetë.

Së fundmi, Ylli ka publikuar në Instastory dy video me Lumi B ku shfaqen në studio duke punuar.

Ende nuk ka ndonjë detaj tjetër lidhur me titullin, apo datën e publikimit të projektit, por fansat janë në pritje.

Më herët autori i hitit “Vaj” ka lënë të kuptohet se po sjell një këngë me titullin “Buzët e kuqe” dhe me shumë mundësi ky do jetë titulli i këngës me Lumi B.

Sidoqoftë mezi po presim lançimin e tij, pasi jemi shumë të sigurtë se do i shtohet hiteve të verës, sikundër ndodh me këngët e Yllit.

Projekti i fundit i artistit u lançua rreth një muaj më parë dhe titullohet “I kom kall” dhe siç ka titullin e ka kallur edhe rrjetin, kurse Lumi erdhi në duet me Dafina Zeqirin dhe Ledrin.