Çiljeta feston ditëlindjen: Ja mbrëmja super romantike me Alban Hoxhën (FOTO) – AlpeGossip
Çiljeta feston ditëlindjen: Ja mbrëmja super romantike me Alban Hoxhën (FOTO)

Çiljeta feston ditëlindjen: Ja mbrëmja super romantike me Alban Hoxhën (FOTO)

 

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të ditën e djeshme. Përgjatë ditës, ajo ka treguar dhuratat që ka marrë nga miqtë e saj, por mbrëmja duket se ka qenë pjesa më e bukur e ditëlindjes.

Në një postim në Insta Story, Çiljeta ka treguar ambientet e një lokali në errësirë dhe në sfond dritat e qytetit, duke e shoqëruar videon me ikonat e dy zemrave dhe një çifti.

Në këtë mënyrë, këngëtarja ka lënë të kuptohet se ka kaluar një mbrëmje super romantike përkrah partnerit të saj, portierit të njohur të ekipit të Partizanit, Alban Hoxha.

Çiljeta vetëm pak kohë më parë pohoi publikisht se është në një marrëdhënie me Hoxhën, por u shpreh se të dy ata dëshirojnë që historia e tyre të mbetet private dhe larg vëmendjes së mediave.