Rita Ora tani është zyrtarisht pjesë e agjencisë së kësaj supermodeleje të njohur (FOTO) – AlpeGossip
Rita Ora tani është zyrtarisht pjesë e agjencisë së kësaj supermodeleje të njohur (FOTO)

Rita Ora tani është zyrtarisht pjesë e agjencisë së kësaj supermodeleje të njohur (FOTO)

Rita Ora dhe supermodelja Kate Moss janë parë shpesh të shoqërohen bashkë nëpër evente të ndryshme të modës, shpesh duke ndarë edhe puthje intime mes tyre.

Por nga shoqërore dhe ndërpersonale duket se vajzat kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, atë profesional. Ka qenë Rita Ora ajo që përmes një postimi në Instagram, ka lajmëruar se nga tani do të jetë pjesë e agjencisë së modelingut të Kate Moss.

‘Skuadra e ëndrrave. E mocionuar të lajmëroj se jam tani pjesë e agjencisë së Kate Moss” shkruan Rita.

Këngëtarja ka qenë edhe më herët, imazh i firmave dhe produkteve të ndryshme, ndërkohë që tani kjo pjesë do të menaxhohet nga Kate Moss Agency.