“MË PËLQEN, JAM FANS I SAJ…”/ Maitre Gims habit me deklaratën për Dhurata Dorën – AlpeGossip
“MË PËLQEN, JAM FANS I SAJ…”/ Maitre Gims habit me deklaratën për Dhurata Dorën

“MË PËLQEN, JAM FANS I SAJ…”/ Maitre Gims habit me deklaratën për Dhurata Dorën

Këngëtari i njohur francez, Maitre Gims, për pak ditë do të publikojë versionin e ri të albumit “Les Vestihes du Fleau”. Në këtë album ai ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të muzikës dhe pjesë e tyre është edhe artistja shqiptare, Dhurata Dora.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për këtë album, Maitre Gims foli edhe për Dhuratën. Ai tha se është fans i këngëtares shqiptare dhe mbi të gjitha e vlerëson shumë për talentin e saj.

“Unë jam një fans, më pëlqen ajo që Dhurata bën. E njoh atë për shumë kohë tani. Dhe absolutisht doja ta ftoja. Ajo është dikush që dua ta prezantoj në Francë sepse ka talent”, u shpreh Maitre Gims.

Gjatë intervistës për NRJ Radio, Gims tha se kënga që ai ka realizuar me Dhuratën, “Only You” është ndër të preferuarat e tij.

Deri më tani dueti mes Dhurata Dorës dhe Maitre Gims rezulton si një nga bashkëpunimet më të suksesshme të këtij viti në vendin tonë. Teksa kanë kaluar vetëm 5 ditë nga publikimi, kjo këngë numëron mbi 8 milionë klikime në Youtube.

“Only You” mori vëmendjen edhe të një media franceze, e cila shfaqi prapaskenat e videoklipit të dy artistëve, teksa theksohet që në fillim se Dhurata është artiste shqiptare. Këtë e publikoi dhe vetë artistja në “Instagram-in” e saj, e cila duhet të jetë mjaft e lumtur për arritjen e këtij suksesi.