Flet aktorja e filmit “Një djalë dhe një vajzë”: Si i vura zjarrin televizionit dhe… – AlpeGossip
Flet aktorja e filmit “Një djalë dhe një vajzë”: Si i vura zjarrin televizionit dhe…

Flet aktorja e filmit “Një djalë dhe një vajzë”: Si i vura zjarrin televizionit dhe…

Mbase jo të gjithë e njohin dhe ia dinë emrin, ama rolet te “Zonja nga Qyteti” apo “Një djalë dhe një vajzë” i mbajnë mend mirë. Rezana Çeliku, vajza më e madhe në moshë që dashuronte Artani në “Një djalë dhe një vajzë” ishte e ftuar tek Rudina. Rezana tregoi për ditët kur luante nëpër filma, pastaj kur lajmëronte në televizion programacionin e mbrëmjes. Dhe pikërisht në këtë periudhë kishte një histori e cila sot mund të duket për të qeshur, por në atë kohë i kishte ndryshuar rrjedhën e jetës.

“Unë bëja flokët me bigutina dhe siç duket në mbrëmje e kisha lënë në prizë. Mbase dhe jo, por unë shquhem për njeri që harroj. Policët që kontrollonin në mbrëmje nuk e kishin vënë re dhe gjatë gjithë natës ajo pajisje ku ngrohej ujë për të bërë bigutinat kishte qenë në punë. Përballë me televizionin ishte Ambasada Kineze dhe të nesërmen u bë e madhe. Me sikur të kishte rënë zjarr, sikur të ishte djegur televizioni e sikur ta kishin marrë për keq ata të ambasadës e të prisheshin marrëdhëniet më larguan nga puna”, tha për herë të parë Rezana.

 

Pas dy fakulteteve për drejtësi dhe ekonomi, prej shumë vitesh mbulon marrëdhëniet me publikun në Bashkinë e Tiranës./F.H/T