PAS HUMBJES SË BABAIT/ Dojna Mema bën gjestin emocionues në emision që na preku të gjithëve! – AlpeGossip
PAS HUMBJES SË BABAIT/ Dojna Mema bën gjestin emocionues në emision që na preku të gjithëve!

PAS HUMBJES SË BABAIT/ Dojna Mema bën gjestin emocionues në emision që na preku të gjithëve!

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Dojna Mema, të martën humbi një ndër njerëzit më të afërt për të. Babai i saj u nda nga jeta dhe ajo ka treguar se njeriu nuk është asnjëherë gati t’i thotë lamtumirë një pjese të vetes.

Ndonëse pas humbjes së madhe shumica e njerëzve nuk prisnin që moderatorja të ishte prezente në puntatën e rradhës “Pop Culture” në “Top Channel”, ajo nuk ka munguar. “Pavarësisht mbështetjes së pakushtëzuar të familjes sime të dytë ‘Top Channel’, që më dha gjithë kohën e botës për të rinisur, sot doja të isha pranë jush”, është shprehur Dojna.

Moderatorja u shfaq e veshur e tëra në të zeza dhe këtë puntatë ia ka dedikuar të atit të saj. Ajo ka luajtur në piano një melodi shumë emocionuese, duke zbuluar kështu një talent tjetër që zotëron. “Me buzëqeshje do të më thoshte: ‘Të dua të fortë bab, ti nuk thyhesh para asgjëje, sot në ‘Pop Culture’ do të jem për të, sot e në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë. Këtë ia dedikoj tim eti dhë të gjithë juve që ju pëlqen muzika e shpirtit”, tha Dojna.