U popullarizua me këngën për doktor Berishën, Fatmira Breçani: I kam kënduar dhe…(VIDEO) – AlpeGossip
U popullarizua me këngën për doktor Berishën, Fatmira Breçani: I kam kënduar dhe…(VIDEO)

U popullarizua me këngën për doktor Berishën, Fatmira Breçani: I kam kënduar dhe…(VIDEO)

Janë bërë shumë këngë për politikanë të ndryshëm nga shumë këngëtarë por pa dyshim ajo më e famshmja mbetet kënga për ish-kryeministrin Sali Berisha nga bilbili i këngës popullore të Tropojës, Fatmira Breçani.

E ftuar speciale në emisionin “Ditë e Re” në Ora News, Breçani nuk e fshehu afeksionin për doktorin por shtoi se ajo mbi të gjitha është artiste dhe rrethanat dhe kohët e kanë detyruar ti këndojë edhe ish-diktatorit Enver Hoxha.

Mes batutave, Fatmira thotë se ajo dhe kolegët kanë çarë përpara me fytin dhe jo politikën.

“Unë Salën e dua me shpirt, nuk ka burrë nëne që ma ndryshon këtë gjë. Nuk jam e politizuar, jam artiste. Kam kënduar edhe për Enverin sepse jam këngëtare e asaj kohe. Janë të njëjtë për ne. Kemi ec përpara me ‘fytin’.